Në shtatë lokacione të ndryshme mbetën gjashtë persona të arrestuar në Gjilan.
Arsyeje, sipas organeve të rendit, është tregtia ilegale me ari.
Sipas policisë, janë gjetur e sekuestruar përkohësisht 33 kilogramë e 310 gramë ari, 14 mijë e 650 euro dhe 9720 franga zvicerane.
Njëra ndër arsyet e tregtisë ilegali me ari, po konsiderohet edhe rritja e çmimit.
Sipas artarëve, vlera e arit momentalisht është më e larta që ka qenë ndonjëherë në Kosovë.

“Rritja e arit ka vite që është rritë gradualisht, tash kohet e fundit bursa po lëvizë me të madhe, më shumë se përpara”, ka deklaruar pronar i një argjendarie në Prishtinë, Besim Mexhiqi.
Sipas Mexhiqit, shkaqet e kësaj rritje nuk dihen.
Por, i njëjti tregon se sa po shitet grami momentalisht në Kosovë.
“Sillet qetash nga 55 deri në 60 euro grami, 40.5 e pa pikën e shkrirjes”, ka thënë Mexhidi.

Ekonomistet këtë rritje të vlerës së arit, e shohin si problem me të cilin po përballën shumica e vendeve në tranzicion si Kosova.
Uran Radoniqi, thotë se meqë shteti më i ri në Evropë është importues i madh importon edhe çmimet nga jashtë.
“Si ekonomi jemi e vogël, nuk kemi kapacitete të mëdha prodhuese që me i ba ballë që me i ba konkurrencë bizneseve që kanë bo diferencë në tregtinë e jashtme”, ka thënë Radoniqi.

Ajo çka thotë Radoniqi konfirmohet edhe nga bursa ndërkombëtare në çmimin live të arit.
Ani pse vlera aty tregohet në dollar, e njëjta ka një rritje prej 18% të çmimit krahasuar me vitin e kaluar, kurse 14% krahasuar me 6 muajt e fundit.