Rrokulliset autobusi në Turqi, vdesin 8 pasagjerë dhe lëndohen 42 të tjerë

Një autobus në Turqi ka dalë nga rruga dhe si pasojë e kësaj kanë vdekur 8 pasagjerë dhe janë lënduar 42 të tjerë

Pamje nga vendi i ngjarjes. Foto: newsrnd

Gjatë kësaj të diele ka dalë nga rruga një autobus pasagjerësh dhe është përmbysur në Turqinë perëndimore, duke vrarë të paktën tetë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Zyra e guvernatorit të provincës Afyonkarahisar ka thënë se autobusi ishte duke udhëtuar nga provinca juglindore Dijarbakir për në qytetin e Egjeut, Bodrum.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në rrjetin e tij social Twitter ka njoftuar se 42 persona janë plagosur 42 të tjerë, tre prej tyre janë në gjendje kritike.

Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë ambulanca të rreshtuara dhe një vinç që mbante autobusin.

Një pasagjer i plagosur me krah të thyer për agjencinë zyrtare të lajmeve Anadolu ka thënë se ishte gjysmë në gjumë kur autobusi “fluturoi”, duke shtuar se njerëzit ishin ngecur poshtë autobusit, raporton abc news.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika