Rrokulliset me traktor, humb jetën një person

I dyshuari, derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin në rrugë me një pjerrtësi të madhe, e kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe kishte goditur anësoret e rrugës e më pas ishte rrokullisur. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda vdekjeprurëse kishte pësuar pasagjeri që kishte qenë në traktor

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti rrugor në Gjilan, të hënën e 24 korrikut.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima po e drejtonte traktorin teksa është rrokullisur.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin në rrugë me një pjerrtësi të madhe dhe kthesë në anën e  majtë e kishte humbë kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe  kishte goditur anësoret e rrugës e më pas ishte rrokullisur. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda vdekje prurëse  kishte pësuar pasagjeri që kishte qenë në traktor, viktima mashkull kosovar  i cili kishte ndërruar jetë. Lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari drejtuesi i traktorit i cili pas marrjes së ndihmës së parë në qendrën emergjente në Ferizaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika