Një person ka humbur jetën si pasojë e rrokullisjes me traktor në Malishevë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën e një nëntorit.

Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vetë drejtuesi, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa pasagjeri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

“Raportohet se një mashkull kosovar duke drejtuar traktorin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe duke u rrokullisur ka përfunduar jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit, lëndime  vdekje prurës ka pësuar  vet drejtuesi  vdekjen e  të cilit  e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa pasagjeri  mashkull kosovar është dërguar ne QKUK-Prishtinë  për tretman mjekësor të mëtutjeshëm. Me urdhër   të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.