Një person ka humbur jetën në fshatin Gremnik të Klinës pasi i njëjti ishte rrokullisur gjatë lëvizjes me traktor.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes teksa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 14:55 ku një person është rrokullisur me traktor gjatë lëvizjes duke pësuar lëndime të rënda teksa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë kompetente dhe mjekësia ligjore teksa trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit është dërguar në obduksion”, u shpreh Gashi.