Rrokulliset një veturë afër Sllatinës, vdesin dy persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, afër Sllatinës, ku një veturë me pesë persona brenda raportohet se u rrokullis. Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit të ndodhur të enjten në mbrëmje në Sllatinë. Drejtori I Emergjencës në QKUK Naser Syla, tha për RTKlive se sipas informacioneve një person ka […]
Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, afër Sllatinës, ku një veturë me pesë persona brenda raportohet se u rrokullis.
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit të ndodhur të enjten në mbrëmje në Sllatinë. Drejtori I Emergjencës në QKUK Naser Syla, tha për RTKlive se sipas informacioneve një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa një grua ka humbur jetën në Emergjencën e QKUK-së.
Tutje bëhet e ditur se edhe dy persona të gjinisë femrore, të përfshiera në këtë aksident ndodhen në emergjencë.
Sipas informatave të para, drejtuesi i automjetit dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi mjetin.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, ekipet emergjente dhe zjarrfikësit për të ofruar ndihmën e nevojshme.
“Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime, përderisa për detaje do të njoftoheni pas raportimeve shtesë nga zyrtarët nga vendi i ngjarjes”, deklaroi tutje Daut Hoxha.















