Rruga e harruar tek “Bunari i Hajratit”, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Një segment i rrugës “Mihailo Pupin” në lagjen “Bunari i Hajratit” ka mbetur i paasfaltuar, duke krijuar vështirësi për banorët dhe dëme materiale për veturat. Banorët shprehen se kanë kërkuar vazhdimisht ndërhyrje nga Komuna e Prishtinës, por pa përgjigje. Përveç dëmtimeve në infrastrukturë, rruga paraqet edhe rrezik për shkak të mungesës së rrethojave mbrojtëse në një pjerrtësi të rrezikshme

4 kilometra nga qendra e kryeqytetit, tek pjesa e njohur si “bunari i Hajratit”, një rrugë ka mbetur e harruar nga Komuna e Prishtinës.

Një pjesë e rrugës “Mihalio Pupin” është rregulluar por jo e tëra, duke lënë kështu disa familje në kushte të vështira.

Kjo pjesë e paprekur e rrugës nuk mbetet tërësisht e pakalueshme me veturë, por edhe kur kalohet, kjo e fundit nuk shpëton pa dëmtime.

Në këtë formë i ka kushtuar edhe Shkumbin Demollit i cili thotë se ankesat e lagjes, kanë përfunduar në vesh të shurdhër.

DEK: Shkumbin Demolli, banor i rrugës “Mihalio Pupin”

Ne kemi shqetësime për këtë rrugë. Ka kohë të gjatë që është e dëmtuar, kemi bërë kërkesë edhe te kryetari i mëparshëm edhe tek ky këtu. Bile e kam postuar në Facebook, ma kishte bërë like. I kam shkruar prapë, ai ka kohë për të bërë like po jo për të intervenuar. S’duhet të jetë shumë e madhe sepse po dëmtohemi.

E kërkesën e tij, Demolli e përsëriti me shpresën se kësaj here, do t’iu ofrohet një zgjidhje.

“Çdo gjashtë muaj duhet t’ia ndërroj gomat veturës që kushton më së paku 100 euro.Për dimër ske shanc të kalosh, me qenë dikush sëmurë pe sheh vet rrugën, s’mundesj ta kalosh vetëm po pate veturë të lartë. Kërkesa ime është që komuna të intervenoj, sepse po dëmtohemi”, ka deklaruar Shkumbin Demolli, banor i rrugës “Mihailo Pupin”.

Shqetësimet që ka pranuar televizioni, lidhen edhe me mungesën e rrethojave siguruese përgjatë rrugës ngase e njëjta, gjendet në një pjerrtësi rreth 20 metra duke rrezikuar kështu, edhe shtëpitë e banueshme poshtë saj.

Gatishmëria nga Komuna e Prishtinës për intervenimin dhe arsyen e neglizhencës mbi këtë rast ka munguar edhe ndaj televizionit.

Drejtori i ri i Investimeve Kapitale në Prishtinë, Sokol Havolli nuk i është përgjigjur thirrjes tonë për deklarim.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika