Rruga që ishte bllokuar për mbi 10 vite, fillon qarkullimin në Prizren
10 vjet e kishte bllokuar ndërtimin e rrugës transit nga Prizreni në Prishtinë kjo shtëpi, pronari i së cilës refuzonte të pranonte kompensimin nga shteti. Por, më në fund ky problem është zgjidhur dhe tashmë ajo është rrëzuar dhe kjo rrugë ka filluar qarkullimin e ndërtimin. “Kjo është shumë ma mirë për ne, se unë […]
10 vjet e kishte bllokuar ndërtimin e rrugës transit nga Prizreni në Prishtinë kjo shtëpi, pronari i së cilës refuzonte të pranonte kompensimin nga shteti.
Por, më në fund ky problem është zgjidhur dhe tashmë ajo është rrëzuar dhe kjo rrugë ka filluar qarkullimin e ndërtimin.
“Kjo është shumë ma mirë për ne, se unë veç e e kam ndrruar rrugën shkaku i kësaj shtëpie, tash është çliruar qyteti e është një përparësi shumë e madhe për neve qytetarëve të kësaj lagje”, ka thënë Qëndrim Krasniqi, qytetar i komunës.
“Më pëlqen se rruga është më e hapur, më e qetë, qarkullimi më i lehtë”, ka thënë një tjetër qytetar, Bekim Haliti.
E nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren tregojnë se pronarit iu ofruan 130 mijë euro nga Ministria e Financave për lirimin e asaj hapësire.
Çelë Lamaj nga kjo drejtori tha se i gjithë projekti do të përfundoj në maj.
“Ne kemi arritur deri në fazën e vendosjes së anësoreve dhe kemi hap një procedurë tenderimi për asfaltimin e atij aksi rrugor I cili është mbi 200 metra”, ka thënë Lamaj.
Në janar Kryetari i Komunës ishte kërcënuar nga pronari i shtëpisë pasi që fillimisht i njëjti kishte refuzuar rrëzimin e saj dhe kishte penguar institucionet që të vazhdojnë punën.















