Rruga UÇK ndriçohet plotësisht deri te Ambasada Amerikane

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë të ditur përfundimin e një projekti të rëndësishëm infrastrukturor në kryeqytet, pikërisht në një ditë me simbolikë të veçantë. Rruga UÇK, e cila të çon drejt Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tashmë është ndriçuar plotësisht.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Musmurati ka uruar Ditën e Pavarësisë së ShBA-së, duke theksuar se ky investim përkon qëllimisht me këtë festë për të treguar lidhjen e fortë mes dy vendeve, por edhe përkushtimin e qeverisjes lokale për modernizimin e Prishtinës.

„Më 4 Korrik, në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rruga UÇK, deri te Ambasada Amerikane, tashmë është ndriçuar plotësisht. Në një ditë me këtë simbolikë, ky investim merr një domethënie të veçantë dhe pasqyron përkushtimin për një kryeqytet më funksional, më të ndriçuar dhe me infrastrukturë më cilësore për të gjithë qytetarët“, ka shkruar Musmurati.

Ky projekt synon të rrisë sigurinë e qytetarëve dhe të përmirësojë qarkullimin në një nga shpërndarësit kryesorë rrugorë të Prishtinës, duke i dhënë zonës një pamje më bashkëkohore dhe më funksionale.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika