Rrusta: Nga marrëveshja finale përfunduam në Asociacion

Sa i përket qëndrimit të partive opozitare për Asociacionin, Teutë Rrusta nga PSD-ja ka thënë se këto qëndrime të tyre duhet të pasojnë me veprime e jo vetëm në nivel të deklaratave

Teuta Rrusta nga PSD

Teutë Rrusta nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje mbahet mend për diçka, do të jetë kundërshtimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Rrusta në emisionin “Five” ka thënë se nga fillimi VV-ja ka kundërshtuar edhe procesin e negociatave, pastaj ka kërkuar dialog me parime, dhe se ka kaluar nga “marrëveshja finale në Asociacion”.

“Nëse për diçka mbahet mend VV-ja si etnitet politik është kundërshtimi i negociatave, të po dialog me parime, pastaj të gjitha këto fshihen dhe hynë në një proces të vjetër”, ka thënë Rrusta.

Ndërsa për qëndrimin e partive opozitare krahas pozitës, ajo ka thënë se këto qëndrime të tyre duhet të pasojnë me veprime e jo vetëm në nivel të deklaratave, sa i përket kundërshtimit të formimit të Asociacionit.

“Unë do të isha e gëzuar nëse partitë opozitare do të ndërronin qëndrim, problemin që unë e kam që nëse këto qëndrime nuk pasojnë me veprime nëse mbesin në nivel deklarate, nëse nuk materializohet me veprime konkrete, atëherë është kot”, ka vijuar ajo.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika