Rrusta për përballjen Kurti – Vuçiq: Pas kaq vjetësh çlirim, i dhamë argument Serbisë të luajë rolin e viktimës

Rrusta nga PSD ka thënë se për herë të parë Kosova ka një lider politik si Kurti që është "shumë i vogël sa i përket mënyrës si funksionon" duke theksuar se në këtë seancë Kosova u kritikua nga vendet mike si shkak i një kryeministri "që është i obsesionuar nga e kaluara".

Teutë Rrusta nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OBK) të thirrur nga Serbia, duke thënë se është hera e parë prej kaq vitesh çlirim që i ka dhënë argument Serbisë e presidentit Vuçiq të luajë rolin e viktimës.

Në emisionin “Rreth e Rrotull”, Rrusta nga PSD ka thënë se për herë të parë Kosova ka një lider politik si Kurti që është “shumë i vogël sa i përket mënyrës si funksionon” duke theksuar se në këtë seancë Kosova u kritikua nga vendet mike si shkak i një kryeministri “që është i obsesionuar nga e kaluara”.

“Kosova është në anën e drejtë, ka fituar një liri me një përpjekje të gjatë, por për herë të parë, e kemi një lider politik që është shumë i vogël sa i përket mënyrës qysh funksionon. Është hera e parë prej kaq vitesh clirim që i kemi dhënë argument Serbisë e Vuciqit të luajë rolin e viktimës, hera e parë si Kosovë që kritikohemi prej vendeve mike, kemi një kryeministër i obsesionuar prej të kaluarës, që i tregon vendeve ndërkombëtare kush është Serbia, ata e dinë se kush është Serbia, për shkak se kanë intervenuar ndaj Serbisë për krimet të cilat kryeministri po mundohet se e ka të rëndësishme t’i shpalosë”, ka deklaruar Rrusta.

Sipas Rrustës, Kurti është një lider nacionalist e populist, i cili nuk po ndalet së përdoruri populizmin për interesa të tij.

“Nëse ndalemi te kjo mbledhje, është një lider shumë nacionalist, populist, i cili nuk po ndalet së përdoruri populizmin për hesape të veta”, ka vijuar ajo.

Rrusta thotë se momenti i ngritjes së çështjes së dinarit nuk është i duhur, pasi duhet të ketë veprime të duhura në momente të duhura.

“Qytetarët duhet me ditë që Kosova nuk fiton asgjë në çështjen e temës së dinarit, është e adresuar në kuadër të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që e ka pranuar Kurti. E ka pranuar ku parashihet të ketë konto, llogari financiare, ku Serbia mundet të transferojë paratë në dinar dhe ato konvertohen në euro”, ka theksuar Rrusta.

Për të, Kurti po e bën gjithë këtë për poena politike.

“Është duke u bërë për poena politike, krejt ky proces e ka produktin problematik, procesi po e ngrit si lider Kurtin, po bëjnë lojëra duke e kamufluar procesin e Asociacionit, draft i cili ka elemente më problematike sesa draftet e kaluara”.

Ndryshe, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që u mbajt të enjten në mbrëmje, Kosova u kritikua për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës dhe për mospërfillje të ndikimit të saj te minoritetit serb në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se Kosova po kryen spastrim të serbëve, përbëjnë propagandë të rreme dhe nxitje të tensioneve.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e cilësoi këtë vendim si “sulm” ndaj popullatës serbe në Kosovë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika