Rrustemi për opozitën: E duan “Zajednicën” aq shumë, sa thonë se pa të do të jemi të izoluar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka hedhur akuza të rënda ndaj partive opozitare, të cilat kanë qenë më herët në pushtet. Sipas tij, këto parti janë pro “Zajednicës”, duke iu referuar Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Rrustemi ka theksuar se kërkesa për themelimin e Asociacionit vjen nga Serbia dhe se partitë opozitare po […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka hedhur akuza të rënda ndaj partive opozitare, të cilat kanë qenë më herët në pushtet.
Sipas tij, këto parti janë pro “Zajednicës”, duke iu referuar Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Rrustemi ka theksuar se kërkesa për themelimin e Asociacionit vjen nga Serbia dhe se partitë opozitare po e mbështesin atë.
“Çuditërisht, këto nuk i bëjnë përshtypje këtij kori, po të mos ua dinim interesat, kjo do të përbënte situatën më absurde në histori. Për çdoherë kur preken bandat e krimit dhe politikat e krimit në Kosovë, del nga një propozim serb, të cilin tanimë dihet se kush e përkrah i pari, pikërisht ata që e lanë një trashëgimi të dëmshme të marrëveshje me Serbinë. Pastaj me të njëjtin ritëm, vijnë zëra të tjerë të rrathëve të tjerë. Tani e duan Zajednicën, e duan shumë, aq shumë, sa pa të thonë se do të mbetemi të izoluar e vetëm, se të gjithë në botë po e duan Zajdnicën e Vuciqit”, ka thënë ai.
Rrustemi ka vazhduar me akuza ndaj partive të ish-pushtetit në Kosovë, duke thënë se më shumë i kanë dëgjuar kërkesat e Serbisë sesa nevojat e Kosovës.
Në fund, pas të gjitha këtyre akuzave, Rrustemi ka kërkuar unifikim të spektrit politik të Kosovës.















