RTK-ja e dënon aktin e aktivistëve të PSD-së
Menaxhmenti i RTK-së i ka dënuar aktin e aktivistit të PSD-së Nol Nushi i cili ka hyrë në studion e RTK-së gjatë edicionit të lajmeve qendrore ku e ka shfaqur një pankartë me mbi shkrimin e Radio Televizioni i Kurtit, duke protestuar për shkak të emërimit të Drejtorit të RTK-së, Rilind Grëvalla që sipas Partisë […]
Menaxhmenti i RTK-së i ka dënuar aktin e aktivistit të PSD-së Nol Nushi i cili ka hyrë në studion e RTK-së gjatë edicionit të lajmeve qendrore ku e ka shfaqur një pankartë me mbi shkrimin e Radio Televizioni i Kurtit, duke protestuar për shkak të emërimit të Drejtorit të RTK-së, Rilind Grëvalla që sipas Partisë Socialdemokrate ky i fundit ka qenë edhe është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas komunikatës së RTK-së Nol Nushi, ka hyrë pa autorizim në studion e lajmeve të RTK-së.
“Akte të tilla janë të papranueshme dhe përçojnë mesazh të kundërt me vlerat që prezanton transmetuesi publik. RTK e respekton të drejtën e secilit për të shprehur kundërshti ndaj proceseve, por njëkohësisht kërkon që kjo të bëhet brenda suazave normale të protestës dhe jo të pengoj procesin e rregullt të punës”, thuhet në reagimin e Menaxhmentit të RTK-së.
Ndërsa arseje pse aktivisti i PSD-së nuk ishte ndalur nga sigurimi i RTK-së kishte qenë se kanë menduar se Nushi mund të ketë qenë i ftuar në emisionet e RTK-së.















