Rubin për foton me deputetin e PDK-së: Nuk më kujtohet, shqiptarët më kërkojnë shpesh të bëj foto
Ish-diplomati amerikan, James Rubin është pyetur gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë për një fotografi me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, të publikuar gjatë fushatës zgjedhore në fillim të vitit. “Sa i takon zotëri Behrami nuk më kujtohet dhe shqiptarët e Kosovës më kërkojnë shpesh që të bëj […]
Ish-diplomati amerikan, James Rubin është pyetur gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë për një fotografi me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, të publikuar gjatë fushatës zgjedhore në fillim të vitit.
“Sa i takon zotëri Behrami nuk më kujtohet dhe shqiptarët e Kosovës më kërkojnë shpesh që të bëj fotografi me ta. Unë përpiqem të jem sa më miqësor që të jetë e mundur. I kërkoj ndjesë atij, por nuk më kujtohet”, tha Rubin.
I pyetur nëse kishte pasur kontakte me ndonjë person tjetër me të njëjtin emër e mbiemër, Rubin u përgjigj sërish: “nuk më kujtohet”.

Behrami dyshohej se si ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi mund të kishte ndërhyrë në procesin gjyqësor, por ndaj tij hetimet janë pushuar.















