Rubin: Qëndrimi i ShBA-së për UÇK-në ka evoluuar

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin, ka thënë se qëndrimi i ShBA-së për UÇK-në ka evoluuar. Përgjatë intervistës për REL-in, Rubin ka thënë se me evoluimin e procesit të paqes, UÇK-ja është bërë qendra e atij procesi dhe se ka qenë Hashim Thaçi në bisedimet e Rambujesë ai që ka marrë vendimin e guximshëm për të rënë dakord me Marrëveshjen e Rambujesë

FOTO: REL

I gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor është i cenueshëm ndaj dezinformatave ruse dhe kineze, por “një pjesë e madhe” e tyre vjen nga Serbia dhe ky është një “problem i madh që duhet të adresohet”, thotë Rubin, përgjegjës i Qendrës Globale të Angazhimit.

Qendra është një organ i Departamentit amerikan të Shtetit, e krijuar për të ekspozuar dhe për t’iu kundërvënë propagandës dhe dezinformimit.

I pyetur se si e komenton hapjen e Russia Today – organizatë ndërkombëtare e lajmeve e kontrolluar nga shteti rus – në Serbi, Rubin thotë:

“Ne nuk do të donim të shihnim Russia Today ose media [të tjera] ruse kudo në botë. Duam që ato të mbyllen”.

Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë gjatë një qëndrimi të shkurtër në Prishtinë, Rubin flet edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), themelues të së cilës po përballen aktualisht me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Rubin thotë se qëndrimi i SHBA-së për UÇK-në ka evoluar ndër vite.

Në ditët e para, kujton ai, ShBA-ja i ka dënuar “aktivitetet terroriste të kryera nga grupet shqiptare”, por me evoluimin e procesit të paqes, thotë se UÇK-ja është bërë qendër e atij procesi.

“UÇK-ja luajti një rol vendimtar në marrëveshjet që u nënshkruan nga krerët e saj dhe në zbatimin e çmilitarizimit të premtuar”, thotë Rubin.

“Unë kam kujtime të dashura të punës me liderët e tyre. Kjo nuk do të thotë se çdo gjë që ka ndodhur në atë kohë të luftës, është diçka që unë do ta mbështesja”.

“Por, nuk mendoj se duhet ta rishkruajmë historinë për këtë temë”, shtoi ai.

Gjatë luftës në Kosovë në fund të viteve 1990, Rubin ka qenë ndihmëssekretar i Shtetit amerikan.

Kosova i ka ndarë në vitin 2013 Medaljen Presidenciale të Meritave për angazhimin e tij për çlirimin e Kosovës. /REL.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika