Shtetet e Bashkuara po dërgojnë “menjëherë ekipe kërkimi dhe shpëtimi, burime mjekësore dhe ndihmë humanitare” në Venezuelë, ka deklaruar Marco Rubio, Sekretari amerikan i Shtetit.
Në një postim në X, Rubio tha se “zemrat tona janë me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre, me të plagosurit dhe me punonjësit e guximshëm të shpëtimit që po punojnë pa u lodhur pas kësaj tragjedie”.
Kjo vjen pasi zëvendësi i tij, Christopher Landau, deklaroi se SHBA-ja është në kontakt me autoritetet venezueliane dhe po mobilizon ndihmën.
Tërmetet e fuqishme në Venezuelë lënë të paktën 32 të vdekur dhe 700 të lënduar