Rudari: Rasti i Liridona Ademajt, ndër krimet më të rënda – ndodhi me gjakftohtësi

Një vit pas vrasjes së Liridona Ademajt, drejtësia ende nuk ka hedhur dritë mbi këtë rast tragjik, pasi Prokuroria Themelore e Prishtinës nuk ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarve.

Ish-hetuesi policor dhe avokati, Naim Rudari, ka cilësuar këtë krim si një nga më të rëndët dhe më të paarsyeshmit në Kosovë, duke e përshkruar si një akt të kryer me gjakftohtësi dhe motive materiale.

Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, prokuroria ende pa aktakuzë

“Rasti i Liridona Ademajt për mua personalisht është njëri ndër krimet më të rënda që kanë ndodhur tani, burri vret gruan sepse asnjë vrasje nuk është e arsyeshme.

Vrasje ndodh gjithmonë me një arsye, ndodh në gjende të tronditjes së mendore, pas një nervoze, por të ndodh vrasje me gjakftohtësi. Ta merr bashkëshorten, të dal për të drekur, ta ftojë ekzekutorin, vrasësin e nënës së fëmijëve të vet dhe të qëndrojë në të njëjtë kafiteri e ta inskenojë kinse po ndodh një grabitje dhe të ketë kohë të mjaftueshëm për të menduar, e që un mendoj që motivi i kësaj vrasje është ana materiale.

Unë e them se jo se kam njohur, por se nga ky rast nuk nxirret diçka tjetër përveç çështjes materiale. Pra interesi material”, ka thënë Rudari në Debat Plus.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika