Rukiqi: Kurti po përdor pagat për të blerë vota, ne mendojmë për standardin e jetesës

Deputeti i LDK-së, Berat Rukiqi, ka kritikuar qasjen e qeverisë në lidhje me koeficientin e pagave, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të fituar vota dhe jo për të përmirësuar standardin e jetesës.

Rukiqi theksoi se për LDK-në, diskutimi mbi pagat është fokusuar në kushtet e jetesës së qytetarëve të Kosovës, ndërsa, sipas tij, kryeministri Albin Kurti po e shfrytëzon çështjen për përfitime elektorale.

 Për neve arsyeja kryesore pse ne e diskutojmë koeficientin e pagave është standardi i jetesës, për Kurtin nuk është standardi i jetesës është çështja e votuesve të tij ku po shkon. Ky është dallimi esencial, ai këtë e bën për të blerë votë, ne e bëjmë për me adresu standardin e dhe kushtet në të vilat jeton qytetari i Kosovës. Ta kemi të qartë, ne për këtë e kemi bërë diskutim, jo për zgjedhje. Nëse rriten çmimet rriten pagat, po e them 150 koeficienti i pagave me ne në qeveri, plus vitet tjera kjo rregullohet me rritje ekonomike dhe të çmimeve”, ka deklaruar Rukiqi.

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika