Berat Rukiqi, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, në një intervistë në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur për heqjen pjesërisht të masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, ndërsa kryeministri në detyrë ka akuzuar ish-partitë opozitare për “masa” gjatë mbledhjes së Qeverisë.
Rukiqi ka thënë se Albin Kurti është një popullist.
“Popullist i papërmirësueshëm, propagandues i papërmirësueshëm dhe një njeri që dëshmon çdo ditë të drejtën tonë pse nuk kemi ndërtuar partneritet me të”, ka deklaruar ai.
Ai tutje ka shtuar se partneriteti me Kurtin nga ana e LDK-së nuk është ndërtuar për shkak të mosseriozitetit të tij.
“Nuk është serioz, është dhe vazhdon të jetë polarizues”, ka thënë Rukiqi.