Një eurodeputet polak është shprehur se gjatë kohës kur goditja e raketës në Poloni nuk duket të jetë një provokim i qëllimshëm rus, rreziku që Rusia të humbasë objektivat dhe të godasë Poloninë nuk mund të përjashtohet.

Ndërsa, ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Rodoslaw Sikorski ka thënë se mbetet shumë i shqetësuar pas incidentit të djeshëm.

“Rusët i kanë munguar objektivat e tyre gjatë gjithë kohës dhe ata tani po godasin me raketa dhe bombardojnë Ukrainën perëndimore, e cila është shumë afër kufirit polak. Kështu që ne nuk mund të eliminojmë rrezikun e veprimeve të tilla në të ardhmen”, ka thënë Sikorski.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme ka shtuar se nuk duhet të harrojnë, “historia kryesore është ky sulm i madh rus në qytetet ukrainase, ata me të vërtetë po terrorizojnë popullsinë civile dhe ky është një krim lufte”, raporton BBC.

“Pra, edhe nëse arma ukrainase ka shkrepur gabimisht, përgjegjësia për këtë bartet nga agresori”.

Qeveria e Polonisë ka rritur nivelin e gatishmërisë së ushtrisë në përgjigje të shpërthimit pranë kufirit të saj me Ukrainën. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Muller përmes një konference për shtyp në kryeqytetin, Varshavë, transmeton “The Guardian“.

Duke folur para kamerave, Muller konfirmoi se dy persona ishin vrarë më herët të martën.

Ai u tha gazetarëve se qeveria po shqyrtonte nëse do të nxiste nenin 4 , që do të nënkuptonte një takim të anëtarëve të NATO -s pasi të kërcënohej “integriteti i tyre territorial, pavarësia politike ose siguria”.