Rushdie “në gjendje kritike por me sens humori”

Një ditë pasi u godit me thikë, autori Salman Rushdie është hequr nga ventilatori dhe është në gjendje të flasë sërish. Ndonëse në gjendje kritike, sensi i tij i humorit vazhdon të mbetet “i guximshëm dhe sfidues”

Autori, Salman Rushdie

Autori, Salman Rushdie, është ende në një gjendje kritike, por “sensi i tij i zakonshëm, i guximshëm dhe sfidues i humorit mbetet i paprekur”.

Kështu ka deklaruar djali i tij, Zafar Rushdie, i cili ka thënë se ndonëse babai i tij kishte pësuar lëndime, megjithatë ishte në gjendje të fliste me familjen e tij, shkruan BBC.

Rushdie, 75 vjeç, mbeti i plagosur rëndë pasi u godit me thikë në një ngjarje në New York.

Ai është përballur me vite të tëra me kërcënime me vdekje për romanin e tij “Vargjet Satanike”, të cilin disa myslimanë e shohin si blasfemi.

Shumë muslimanë reaguan me tërbim ndaj tij, duke argumentuar se portretizimi i Profetit Muhamed ishte një fyerje e rëndë për besimin e tyre.

Personi i akuzuar për sulmin e së premtes është deklaruar fajtor për tentativë vrasjeje.

I akuzuari për këtë sulm është Hadi Matar, 24 vjeç.

“Pas sulmit të premten, babai im mbetet në gjendje kritike në spital duke marrë trajtim mjekësor”, shkroi Zafar Rushdie në Twitter.

Përpara sulmit, Rushdie ishte gati të mbante një fjalim se si SHBA ka shërbyer si një parajsë për shkrimtarë të tillë.

Rushdie lindi në Bombei, Indi në vitin 1947. Ai u dërgua në shkollë me konvikt në Angli përpara se të vazhdonte studimet për histori në Universitetin e Kembrixhit. Në vitin 2007, ai u shpall kalorës për shërbime në letërsi.

Ka pasur një valë mbështetjeje për të, me sulmin e dënuar gjerësisht si një sulm ndaj lirisë së shprehjes.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika