“Rusi” dënohet me 15 muaj burgim, Gashi: Prita më shumë por drejtësia befason

Serbi Nenad Orlloviq,  i njohur si “Rusi”, është dënuar me 15 muaj burgim dhe më 12 mijë euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit të kaluar.

“Rusi” është dënuar për veprat penale pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale e huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Avokati Tomë Gashi vendimin e sotëm ndaj serbit i njohur si “Rusi” e ka quajtur “befasues”, por në prizmin e tij si avokat ka deklaruar se tri herë më shumë është befasuar nga vendimi që gjyqtarja në këtë rast ka marrë. Gashi ka thënë se vendimet e tilla ndaj sulmuesve janë si “dhuratë” ndaj tyre e jo ndëshkim i drejtë nga organet kompetente.

Gashi deklaroi  në “Five” të Dukagjinit se dënimi me 15 muaj burgim dhe me 12 mijë euro gjobë është dënim i “dëmshëm”.

“ Derisa e kam marrë vesh emrin e gjyqtares, kam qenë pak i befasuar nga vendimi i sotit, e kur e kam kuptu emrin e gjyqtares unë kam qenë tri herë i befasuar me vendimin e saj, për shkak të dënimit i cili është minimal dhe pjesa tjetër e lojës edhe prokuroria edhe mbrojtja e të akuzuarit janë pajtuar me këtë vendim. Në situatë të caktuara, nëse ka një sjellje jo të mirë ndaj Policisë ose ndonjë zyrtar të policise, ndaj ushtarëve të FSK-së apo KFOR-it, vendimi është ashtu rreth 15 muaj denim. Prizmin tim, është tepër e dëmshme, sepse juridikisht nuk kemi ditur të ruajmë Forcat e KFOR-it”, deklaroi Gashi.

Vendimet e tilla, sipas Gashit, mund të inkuarojnë të gjithë për “sulme të mundshme ndaj zyrtarëve të KFOR-it”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika