Rusia bën ultimatum që ukrainasit t’i dorëzojnë armët

Rusia i bën thirrje Ukrainës t'i dorëzojë armët nëse duan të jetojnë. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se kush i dorëzon armët është i garantuar se do të jetojë.

Këtë të martë, Rusia u ka bërë thirrje forcave ukrainase t’i dorëzojnë armët deri në mesditë me orën e Moskës, nëse duan të jetojnë.

Autoritet ukrainase kanë thënë se, më pak se 1 mijë civilë, të hënën, kanë qenë të fshehur në strehimoren nëntokësore nën uzinën e madhe Aziovstal. Ndërsa, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, të martën, përmes një deklarate, ka theksuar se të gjithë ata që i dorëzojnë armët janë të garantuar të mbeten gjallë.

Ministria ka bërë thirrje që trupat të tërhiqen nga uzina mes orës 14:00-16:00 në kohën e Moskës ‘pa përjashtim, pa municion dhe pa asnjë armë’. Forcat separatiste, të mbështetura nga Rusia, janë përpjekur të sulmojnë fabrikën e çelikut Azovstal, dhe të marrin kontrollin e saj sa më shpejt.

Lufta në Ukrainë

Mariupoli ka qenë i rrethuar nga trupat ruse për javë të tëra dhe ka parë luftimet më të ashpra, që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Sipas artikullit të “abc.net.au”, forcat ruse kanë përshpejtuar sulmet e shpërndara në Ukrainën perëndimore dhe më gjerë. Ukraina, gjatë kësaj kohe kishte nevojë urgjente për më shumë armë të rënda nga Perëndimi, për të pasur mundësi për të shpëtuar qytetet.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika