Rusia bombardon dhjetëra qytete në Ukrainë

Mbikëqyrja bërthamore e OKB-së paralajmëron për centralin në Ukrainë; Rusia bombardon 'dhjetëra' qytete

Centralin Bërthamor në Zaporizhzhia në jug të Ukrainës i kontrolluar nga forcat okupuese ruse.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike ka ngritur shqetësim të madh për granatimet në një termocentral bërthamor në Ukrainë, pasi ushtria ukrainase tha se forcat ruse kishin sulmuar dhjetëra qytete të vijës së parë të frontit.

Por, luftimet për centralin bërthamor të Zaporizhzhia në jug të vendit, të futut nën kontroll nga forcat ruse në fazën e parë të luftës, por ende të drejtuara nga teknikët ukrainas, kanë ngritur mundësinë e një fatkeqësie më të gjerë.

“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar nga bombardimet dje në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë, i cili nënvizon rrezikun shumë real të një katastrofe bërthamore”, kishte thënë në një deklaratë Drejtori i Përgjithshëm i IAEA, Rafael Mariano Grossi, raporton Reuters.

Kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës, Energoatom, fajësoi Rusinë për dëmet e shkaktuara.

Ndërsa ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi forcat ukrainase për bombardimin e uzinës.

Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për përfshirje në “terrorizëm bërthamor”.

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Rusinë se e përdor atë si një “mburojë bërthamore”, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes tha se dëmtimi i termocentralit ishte shmangur vetëm falë “veprimeve të aftë, kompetente dhe efektive” të njësive të saj.

Grossi, i cili drejton mbikëqyrësin bërthamor të Kombeve të Bashkuara, u bëri thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë “përmbajtjen maksimale”.

Ushtria e Ukrainës tha të shtunën e 6 gushtit se forcat ruse kishin bombarduar dhjetëra qytete të vijës së parë dhe po përpiqeshin të sulmonin në gjashtë zona të ndryshme në rajonin e Donetskut, të cilat të gjitha nuk arritën të fitonin asnjë territor dhe u frenuan nga forcat ukrainase.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiyy, kishte thënë të shtunën se gjatë javës së kaluar forcat e saj kishin “arritur rezultate të fuqishme” në shkatërrimin e furnizimeve logjistike të Rusisë dhe bazave të pasme.

“Çdo goditje në depot e municioneve të armikut, në postet e tyre komanduese dhe mbi akumulimet e pajisjeve ruse shpëton jetën e të gjithëve ne, jetën e ushtarakëve dhe civilëve ukrainas”, ka thënë ai në një videofjalim.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se do të marrin çdo masë të mundshme për t’i evakuuar civilët nga zonat e vijës së parë.

Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët në atë që e përshkruan si një “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika