Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia ka dështuar sërish të organizojë një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar bombardimet e NATO-s në Kosovë, pasi nuk ka siguruar mbështetjen e nevojshme nga shtetet anëtare

Një takim i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në selinë e OKB-së në Nju Jork të mërkurën, 26 shtator 2018.

Rusia ka dështuar sërish në përpjekjen e saj për të organizuar një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të enjten, për t’i diskutuar bombardimet e NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, që çuan në përfundimin e luftës në Kosovë.

Të hënën ishte kërkuar një seancë e tillë, mbajtja e së cilës u pamundësua meqë 12 vende anëtare nuk votuan për kërkesën e Moskës.

Pas mungesës së mbështetjes së nevojshme për të kryer votimin për seancën, Rusia u përpoq sërish me një kërkesë për një debat mbi “ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërinë ndërkombëtare”.

Megjithatë, edhe kësaj radhe kërkesa u kundërshtua nga një numër i vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, raporton Zëri i Amerikës.

Ambasadori francez në OKB, Nicolas de Riviere, ka deklaruar se Këshilli i Sigurimit nuk “është këtu për të debatuar krizat aktuale, por nuk është forum për debate historike”.

Përfaqësuesi rus, Dmitry Polyanskiy, ka thënë se Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuara “nuk duan të diskutojnë agresionin ndaj ish-Jugosllavisë”, ndërsa përsëriti se “situata në Kosovë po përkeqësohet”.

Ai kundërshtoi ndërkaq rekomandimin e një dite më parë që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Në anën tjetër, përfaqësuesi amerikan në OKB, Robert Wood, akuzoi Rusinë për shfrytëzimin e përvjetorit të ndërhyrjes së NATO-s për të përhapur propagandën e saj dhe për të përkeqësuar tensionet në Ballkanin Perëndimor.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, gjithashtu ka theksuar se mungesa e miratimit të planit të punës për muajin prill nga Rusia, bën që Serbia të ndodhet në një situatë ku përplasjet mes fuqive të mëdha bëhen më të dukshme, duke theksuar se kjo nuk ishte qëllimi i tyre.

Nëntë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova shpalli pavarësinë e saj me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore perëndimore, ndërsa Serbia e mbështetur nga Rusia kundërshton shtetësinë e saj.

Ndonëse e ka shpallur anëtarësimin në Bashkimin Evropian si aspiratë të saj, Serbia ruan lidhje të ngushta me Moskën dhe nuk u është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër saj për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Kremlinit ndaj pretendimeve të Beogradit mbi Kosovën.

Vitin e kaluar Serbia u pajtua me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, e cila parasheh që Prishtina t’u japë më shumë autonomi serbëve të Kosovës, ndërsa Beogradi të njohë “de facto” pavarësinë e saj.

Por, Beogradi ka thënë se nuk do të zbatojë asgjë që çon në njohjen e Kosovës dhe të mërkurën votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika