Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën për shpërthimin në burg
Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për një sulm me raketa që vrau dhjetëra të burgosur ukrainas në pjesën e pushtuar të rajonit të Donetsk. Ukraina thotë se burgu ishte në shënjestër të Rusisë në një përpjekje për të shkatërruar provat e torturës dhe vrasjeve. Nga ana e saj, Rusia ka thënë se kampi i […]
Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për një sulm me raketa që vrau dhjetëra të burgosur ukrainas në pjesën e pushtuar të rajonit të Donetsk.
Ukraina thotë se burgu ishte në shënjestër të Rusisë në një përpjekje për të shkatërruar provat e torturës dhe vrasjeve. Nga ana e saj, Rusia ka thënë se kampi i burgut në Olenivka është goditur nga raketa precize ukrainase.
Një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se skena dukej si rezultat i zjarrvënies pas një vrasjeje masive.
Të arrestuarit për këtë rast janë anëtarë të batalionit Azov, të cilët ishin mbrojtësit e fundit të Mariupolit dhe të cilët Rusia ka kërkuar t’i përshkruajë si neo-nazistë dhe kriminelë lufte.
“Okupantët rusë ndoqën qëllimet e tyre kriminale, duke akuzuar kështu Ukrainën për “krime lufte” dhe për të fshehur torturat e të burgosurve dhe të shtënat e kryera atje me urdhër të administratës pushtuese dhe komandës së Forcave të Armatosura të Federatës Ruse. “, ka thënë Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, raporton BBC.
“Armiku rus vazhdon metodat e tij propagandistike për të zhvilluar një luftë informacioni për të akuzuar Forcat e Armatosura të Ukrainës për granatimet e infrastrukturës civile dhe popullatës, duke fshehur veprimet e tij tinëzare.”
Andriy Kostin, Prokurori i ri i Përgjithshëm i Ukrainës thotë se ka hapur një hetim për krimet e luftës për shpërthimin, ndërsa zyra e tij shton se rreth 40 njerëz u vranë në sulm dhe 130 u plagosën. Daniil Bezsonov, një zëdhënës për Republikën Popullore të Donetskut separatiste të mbështetur nga Rusia, tha se sulmi kishte qenë një “goditje e drejtpërdrejtë në një kazermë që mbante të burgosur” dhe numri i të vrarëve mund të rritet.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se sulmi ishte kryer me artileri Himars të prodhuar nga SHBA dhe akuzoi Ukrainën për një provokim “të kryer qëllimisht”.
Zëdhënësi i ministrisë, Igor Konashenkov është shprehur nga shpërthimi janë plagosur dhe tetë punonjës të burgut. Por, këshilluesi tjetër i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak ka treguar se akuzat ruse ishin “një operacion klasik, cinik dhe i përpunuar i flamurit të rremë” i krijuar për të diskredituar autoritetet ukrainase.
“Ne kërkojmë një reagim nga OKB-ja dhe organizatat ndërkombëtare”, shtoi ai.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba akuzoi Rusinë për kryerjen e “një krimi tjetër të tmerrshëm lufte”.
Ministria ruse e mbrojtjes akuzon forcat ukrainase për vrasjen e 40 të burgosurve















