Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 205 të burgosur lufte pas marrëveshjes së armëpushimit

Rusia dhe Ukraina kanë realizuar një tjetër shkëmbim të të burgosurve të luftës, ku secila palë liroi nga 205 ushtarë, në kuadër të marrëveshjeve të arritura pas armëpushimit të përkohshëm të ndërmjetësuar nga Donald Trump.

Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se ushtarët rusë të kthyer nga Ukraina janë dërguar në Bjellorusia, ku po marrin asistencë mjekësore dhe psikologjike.

Sipas autoriteteve ruse, procesi i shkëmbimit u realizua me ndërmjetësimin e Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa edhe pala ukrainase konfirmoi rikthimin e ushtarëve të saj.

Ky zhvillim vjen pas dakordimit të mëhershëm mes Moskës dhe Kievit për shkëmbimin e gjithsej 1,000 trupave dhe të burgosurve, në kuadër të përpjekjeve diplomatike të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, armëpushimi i përkohshëm që ishte paraparë të zgjasë nga 9 deri më 11 maj u shoqërua me akuza reciproke për shkelje nga të dyja palët, duke treguar se tensionet në terren vazhdojnë të mbeten të larta.

Të fundit nga rubrika