Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme më vdekjeprurëse

Nëntë persona janë vrarë dhe 23 të tjerë janë plagosur, përfshirë një fëmijë, si pasojë e sulmeve ukrainase në territorin e Rusisë, sipas autoriteteve lokale ruse.

Tetë persona u vranë në rajonin Belgorod, në perëndim të Rusisë, pranë kufirit me Ukrainën, gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa në rajonin jugor të Astrakhanit, një grua humbi jetën gjatë natës pasi një dron goditi një banesë.

Nga ana tjetër, Ukraina njoftoi se dy persona u vranë nga sulmet me dronë rusë në rajonin verilindor të Sumit, ndërsa dy të tjerë humbën jetën në rajonin lindor të Donetskut.

Sulmet e fundit vijnë një natë pas asaj që Rusia e përshkroi si sulmin ukrainas të përmasave më të mëdha këtë vit. Në atë valë sulmesh u vranë të paktën shtatë persona. Ndërkohë, sulmet ruse ndaj Ukrainës gjatë natës së së shtunës lanë të paktën shtatë të vrarë dhe më shumë se 39 të plagosur.

Në Belgorod, sulmet ukrainase shkaktuan zjarr në një ndërtesë dhe dëmtuan një automjet në fshatin Koloskovo, bëri të ditur guvernatori në detyrë i rajonit, Aleksandr Shuvaev. Fëmija i plagosur u dërgua në spital, ndërsa dy persona të tjerë morën ndihmë mjekësore.

Në rajonin e Astrakhanit, guvernatori Igor Babushkin tha se një grua u vra pasi një dron goditi një shtëpi. Sipas tij, sulmi kishte në shënjestër një objekt industrial, i cili nuk pësoi dëme.

Në Ukrainë, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave njoftoi se dy persona u vranë në sulmet ruse në qytetet Kramatorsk dhe Sloviansk, në rajonin e Donetskut. Në Sloviansk, sulmet shkaktuan zjarr në 54 pavijone tregtare të një tregu lokal.

Ndërkaq, në rajonin e Sumit, një burrë dhe një grua u vranë nga një sulm me dronë rusë gjatë natës, sipas kreut rajonal Oleh Hryhorov.

Një tjetër sulm gjatë natës në qytetin port të Odesës, në Detin e Zi, dëmtoi një anije civile dhe plagosi katër persona.

Moska ka synuar vazhdimisht portet dhe vijën bregdetare të Ukrainës, me qëllim që të pengojë kompanitë e huaja të zhvillojnë tregti me Ukrainën. Ndërkohë, Kievi ka intensifikuar sulmet me dronë në objektiva të thella brenda territorit rus gjatë javëve të fundit.

Vetëm të shtunën mbrëma, Ukraina lëshoi rreth 822 dronë drejt Rusisë, ndërsa rreth 600 prej tyre synonin Moskën. Autoritetet ruse e cilësuan sulmin ndaj kryeqytetit si një nga sulmet më masive me dronë në historinë e fundit.

Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe aktualisht kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas./BBC

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika