Rusia do të ndërtojë dy reaktorë bërthamorë në Hungari

Ministri i Jashtëm i Hungarisë ka paralajmëruar se do të fillojë ndërtimi i reaktorëve bërthamorë nga gjiganit rus i energjisë bërthamore Roastom në javët e ardhshme

Centrali bërthamor Paks

Gjiganti rus i energjisë bërthamore Roasatom do të filojë ndërtimin e dy reaktorëve të rinj bërthamorë në Hungari në javët e ardhshme ka deklaruar ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto.

Marrëveshja e arritur midis Rusisë dhe shtetit të BE-së në vitin 2014, synon të zgjerojë centralin bërthamor ekzistues Paks.

Industria bërthamore e Rusisë nuk i është nënshtruar sanksioneve të BE-së për pushtimin e përgjakshëm të Ukrainës.

Lëvizjet për të izoluar dhe sanksionuar eksportet e saj të naftës dhe gazit nuk janë mbështetur pa kushte nga Hungaria.

Vendi i Paks aktualisht gjeneron 40% të furnizimit me energji elektrike të Hungarisë.

“Le të fillojë ndërtimi” ka thënë ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto në një postim në Facebook.

Me dy reaktorët shtesë, termocentrali bërthamor, aktualisht i përbërë nga katër reaktorë të ndërtuar nga sovjetikët – do të shohë kapacitetin e tij më shumë se dyfish.

“Ky është një hap i madh, një moment historik i rëndësishëm,” ka shkruar Szijjarto, njoftonBC.

“Në këtë mënyrë ne do të sigurojmë sigurinë energjetike të Hungarisë në afat të gjatë dhe do t’i mbrojmë hungarezët nga luhatjet e egra të çmimeve të energjisë.”

Ai ka shtuar se reaktorët bërthamorë mund të jenë gati për shërbim deri në vitin 2030.

Projekti i diskutueshëm 12.5 miliardë euro (10.6 miliardë £; 12.4 miliardë dollarë) financohet kryesisht nga Rusia.

Në vazhdën e luftës në Ukrainë, shumë shtete të BE-së janë përpjekur të pakësojnë varësinë e tyre nga furnizimet ruse të energjisë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika