Rusia do të pranojë banorë nga rajoni Kherson i Ukrainës

Rajoni Rostov i Rusisë do të presë të premten e 14 tetorit disa banorë nga rajoni Kherson i Ukrainës. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë guvernatori i rajonit të Rostovit





Rajoni Rostov i Rusisë do të presë të premten banorë nga Khersoni i jugut të Ukrainës, ka bërë të ditur për CNN, guvernatori rus.

Kreu i Administratës së mbështetur nga Rusia në rajonin jugor të Ukrainës, Kherson, i ka bërë thirrje Kremlinit që të organizojë një evakuim të civilëve përballë një ofensive ukrainase.

“Rajoni i Rostovit do të presë dhe strehojë të gjithë ata që duan të vijnë te ne nga rajoni Kherson”, ka thënë Vasily Golubev, guvernatori i rajonit të Rostovit, për agjencinë e lajmeve TASS, transmeton CNN.

Ai ka treguar se nga e premtja do të pranohen banorët e parë, duke shtuar se do t’u krijohen të gjitha kushtet.

“Tashmë jemi përgatitur për të pritur njerëzit e parë që vijnë. Ne do t’u krijojmë të gjitha kushtet. Nesër e pranojmë grupin e parë”, ka shtuar Golubev.

Ky reagim erdhi pasi Moska ka thënë se do të ndihmonte evakuimin e banorëve të Khersonit, të pushtuar në zona të tjera, ndërkohë që Kievi po fitonte dhe po përpjekej të  rimarrë rajonin jugor të Ukrainës.





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika