Rusia fajëson për sulmin me raketa përdorimin e telefonit nga trupat

Rusia ka thënë se një sulm raketor i ndodhur për Vitin e Ri, ku mbetën të vrarë afro 89 ushtarë rusë, ka ndodhur për shkak se trupat po përdornin telefonat e tyre celularë

Ilustrim

Rusia ka thënë se një sulm raketor i Vitit të Ri, i cili vrau të paktën 89 ushtarë rusë, ndodhi për shkak se trupat po përdornin telefonat e tyre celularë.

Përdorimi i telefonave të ndaluar i lejoi armikut të gjente objektivin e tij, thanë zyrtarët. Një hetim ka nisur tashmë, shkruan BBC.

Ukraina thotë se 400 ushtarë u vranë dhe 300 të tjerë u plagosën në sulmin ndaj një kolegji për rekrutët në Makiivka, në zonën e okupuar të Donetsk.

Ky është numri më i madh i vdekjeve që Rusia ka pranuar në luftë.

Rusia tha se në orën 00:01 me orën lokale të Vitit të Ri, gjashtë raketa u hodhën nga një sistem raketor Himars i prodhuar në SHBA në një kolegj profesional, dy prej të cilave u rrëzuan.

Zëvendëskomandanti i regjimentit, nënkoloneli Bachurin, ishte në mesin e të vrarëve, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë të mërkurën.

Një komision po heton rrethanat e ngjarjes, thuhet në deklaratë.

Por është “tashmë e qartë” se shkaku kryesor i sulmit ishte prania dhe “përdorimi masiv” i telefonave celularë nga trupat në rrezen e armëve ukrainase, pavarësisht se kjo ishte e ndaluar, shtoi ai.

“Ky faktor i lejoi armikut të lokalizojë dhe të përcaktojë koordinatat e vendndodhjes së personelit ushtarak për një sulm raketor.”

Zyrtarët e shpallur fajtorë në hetim do të sillen para drejtësisë, shtohet në deklaratë dhe po ndërmerren hapa për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

Rusia gjithashtu rriti numrin e ushtarëve rusë të vrarë në sulm në 89 – nga 63 – megjithëse nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar se sa ushtarë u vranë. Është jashtëzakonisht e rrallë që Moska të konfirmojë ndonjë viktimë në fushëbetejë.

Kolegji profesional ishte i mbushur me rekrut në atë kohë  burra që ishin në mesin e 300,000 të thirrurve në mobilizimin e pjesshëm të Presidentit Vladimir Putin në shtator. Në afërsi të zonës po ruhej edhe municione, të cilat u shndërruan në rrënoja.

Disa komentatorë dhe politikanë rusë kanë akuzuar ushtrinë për paaftësi, duke thënë se trupave nuk duhet t’u jepej kurrë strehim kaq i prekshëm.

Pavel Gubarev, një ish-zyrtar kryesor në autoritetin rus në Donetsk, tha se vendimi për të vendosur një numër të madh ushtarësh në një ndërtesë ishte “neglizhencë kriminale”.

“Nëse askush nuk dënohet për këtë, atëherë do të përkeqësohet,” paralajmëroi ai.

Nënkryetari i parlamentit lokal të Moskës, Andrei Medvedev, tha se ishte e parashikueshme që ushtarët të fajësoheshin në vend të komandantit që mori vendimin fillestar për të vendosur kaq shumë prej tyre në një vend.

Ndryshe, presidenti Putin nënshkroi një dekret të martën që familjet e ushtarëve të Gardës Kombëtare të vrarë në shërbim të paguhen 5 milionë rubla.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika