Rusia hedh raketa në qytetin e rimarrë ukrainas

Raketat ruse kanë goditur qytetin e çliruar Kherson të Ukrainës, në të cilit vetëm gjatë të enjtes së 24 nëntorit janë vrarë katër persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë

Ilustrim





Një breshëri raketash ka goditur qytetin e çliruar së fundmi të Khersonit për të dytën herë në ditë.

Administrata ushtarake e Khersonit, ka raportuar se qyteti është bombarduar 17 herë para mesditës të së enjtes dhe sulmet kanë vazhduar deri në mbrëmje, duke vrarë të paktën katër persona dhe plagosur dhjetë tjerë.

Ushtarët në këtë rajon siç raporton AP, kanë paralajmëruar se Kherson do të përballet me sulme të intensifikuara, pasi trupat ruse po gërmojnë përtej lumit Dnieper.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të enjten ka thënë se sulmet e artilerisë ruse në qytetin Kherson dhe zonën përreth “filluan menjëherë pasi ushtria ruse u detyrua të largohej nga rajoni Kherson” në fillim të nëntorit.

Zelensky ka theksuar se granatimet vdekjeprurëse të së enjtes ishin një akt hakmarrjeje për forcat ruse të mposhtura. Rusët nuk dinë të luftojnë ai tha: “E vetmja gjë që mund të bëjnë është të terrorizojnë”.

Nëntë muaj pasi Rusia pushtoi Ukrainën, që më shumë se një javë kjo e fundit po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike, kësisoj edhe mungesë të ngrohjes.

Kështu zyrtarët evropianë të premten e 25 nëntorit po përpiqen të ndihmojnë Ukrainën të furnizohen me energji për të pasur mundësinë e ngrohjes.





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika