Rusia i akuzon për terrorizëm katër të dyshuar për sulmin afër Moskës
Prokuroria ruse ka ngritur aktakuzë ndaj katër burrave të cilët i akuzon për kryerjen e sulmit në një sallë koncertesh pranë Moskës dhe vrasjen e së paku 137 njerëzve më 22 mars. Më 24 mars, një gjykatë në Moskë ua caktoi masën e paraburgimit me kohëzgjatje dy muaj katër të akuzuarve për terrorizëm në lidhje […]
Prokuroria ruse ka ngritur aktakuzë ndaj katër burrave të cilët i akuzon për kryerjen e sulmit në një sallë koncertesh pranë Moskës dhe vrasjen e së paku 137 njerëzve më 22 mars.
Më 24 mars, një gjykatë në Moskë ua caktoi masën e paraburgimit me kohëzgjatje dy muaj katër të akuzuarve për terrorizëm në lidhje me sulmin ndaj sallës së koncerteve pranë Moskës.
Gjykata i zbuloi emrat e të dyshuarave si Murodali Rajabalizoda, Dalerjon Mirzoev, Muhammadsobir Faizov dhe Faridun Shamsiddin, dhe tha se ata janë shtetas të Taxhikistanit.
Tre prej tyre, Mirzoev, Rajabalizoda, dhe Shamsidin, e pranuan fajin për të gjitha akuzat, sipas gjykatës.
Faizov u soll para gjykatës më 24 mars drejtpërdrejt nga spitali me një karrocë dhe qëndroi ulur me sy mbyllur gjatë gjithë seancës, raportoi Associated Press. Ai kishte shumë plagë dhe mbikëqyrej nga mjekët edhe në sallë të gjyqit.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka quajtur “të përgjakshëm, barbarë dhe terrorist” sulmin gjatë një fjalimi më 23 mars, ku nuk e përmendi Shtetin Islamik, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin.
Ai pretendoi se Ukraina ishte e përfshirë, gjë që është mohuar kategorikisht nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Zyrtarët amerikanë thanë më 24 mars se Ukraina nuk ka gisht në këtë masakër.
Shteti Islamik “është përgjegjësi i vetëm për këtë sulm. Nuk ka pasur aspak përfshirje ukrainase në këtë”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson./ REL