Rusia i intensifikon sulmet në Ukrainë, vriten civilë dhe dëmtohet infrastruktura

Kievi zyrtar raportoi më 2 mars se Rusia ka intensifikuar sulmin e saj ndaj Bakhmutit gjatë 24 orëve të fundit, duke ushtruar presion të jashtëzakonshëm mbi mbrojtësit ukrainas në rajonin lindor të Donjeckut

[1/2] Ushtarët ukrainas shihen pranë vijës së frontit, mes sulmit të Rusisë në Ukrainë, pranë Soledar në rajonin Donetsk, Ukrainë, 23 janar 2023. REUTERS/Oleksandr Ratushniak

Kievi zyrtar raportoi më 2 mars se Rusia ka intensifikuar sulmin e saj ndaj Bakhmutit, gjatë 24 orëve të fundit, duke ushtruar presion të jashtëzakonshëm mbi mbrojtësit ukrainas në rajonin lindor të Donjeckut.

Për më tepër, zyrtarët rajonalë të Ukrainës deklaruan se granatimet gjatë natës në Zaporizhja, kishin vrarë të paktën tre civilë.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi se kishin zmbrapsur mbi 170 aksione ofensive ruse në lindje dhe verilindje, që është më shumë se dyfishi i numrit krahasuar me 24 orët e mëparshme.

Shumica e sulmeve kishin për cak qytetin e Bakhmutit, por zona të tjera si Lymani, Avdijvka dhe Shakhtarsk, ishin gjithashtu në shënjestër.

Ushtria ukrainase konfirmoi se Rusia vazhdoi të përparonte drejt Bakhmutit me synimin për të sulmuar qytetin.

Forcat ruse kanë nisur sulme të shumta të këmbësorisë për të rrethuar dhe shkëputur linjat e furnizimit të Ukrainës. Pavarësisht shkatërrimit të qytetit, dhjetëra mijëra civilë janë ende brenda Bakhmutit.

Ushtria raportoi gjithashtu zjarr artilerie në bregun perëndimor të lumit Dnieper në Kherson, nga i cili, forcat ruse ishin tërhequr në nëntor.

Sipas raportit të mëngjesit të Shtabit të Përgjithshëm, sulmet ruse ndaj objektivave civile dhe të infrastrukturës u raportuan gjithashtu në rajonin verilindor të Kharkivit dhe Poltavas në Ukrainën qendrore, duke plagosur njerëz dhe duke dëmtuar infrastrukturën.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika