Rusia ka mirëpritur udhëtimin e IAEA në centralin bërthamor

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, Mikhail Ulyanov, ka thënë se Rusia e kupton që IAEA do të lërë disa përfaqësues në termocentral në baza të përhershme

Fotoilustrim

Shteti rus ka mirëpritur udhëtimin e planifikuar të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore.

Media shtetërore ruse “RIA Novosti” ka njoftuar se përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, Mikhail Ulyanov, ka thënë se Rusia e kupton që IAEA do të lërë disa përfaqësues në termocentral në baza të përhershme.

“Me sa kuptojmë, është qëllimi i drejtorit të përgjithshëm që të lërë disa njerëz në stacion në mënyrë të përhershme”, tha Ulyanov.

Mikhail Ulyanov ka shtuar se misioni përbëhet nga “rreth një duzinë punonjësish të sekretariatit të agjencisë që merren me çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë bërthamore”, si dhe një ekip i madh i stafit të OKB-së që merret me logjistikën dhe sigurinë, raportoi RIA.

Mikhail Ulyanov, Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë

“Rusia ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përgatitjen e këtij misioni. Shpresojmë që vizita e uzinës nga misioni i IAEA-s do të largojë spekulimet e shumta për gjendjen e pafavorshme të punëve në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia,” ka thënë Ulyanov.

Vendet e G7 kanë mirëpritur gjithashtu udhëtimin e ardhshëm, duke thënë se stafi i IAEA duhet të jetë në gjendje të hyjë në të gjitha objektet bërthamore në Ukrainë në kohë, në mënyrë të sigurt dhe pa pengesë.

Në deklaratën e shtetve të G7, tutje, thuhet se ekipi i IAEA duhet të angazhohet drejtpërdrejt dhe pa ndërhyrje me personelin ukrainas përgjegjës për operimin.

Ekipi i OKB-së niset për në centralin bërthamor në Zaporizhzhia

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika