Rusia ka kryer një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike të luftës së saj më shumë se katërvjeçare kundër Ukrainës, gjatë natës të së shtunës.
Forcat ajrore të Ukrainës kanë njoftuar se Moska kishte ndërmarrë “një sulm masiv të kombinuar kundër Ukrainës, duke përdorur dronë sulmues dhe lloje të ndryshme raketash të lëshuara nga ajri dhe toka”, dhe se objektivi kryesor ishte kryeqyteti, Kievi.
Gazetarët e CNN në qytet kanë raportiar se kishin dëgjuar shpërthime gjatë gjithë natës. Të dielën në mëngjes, në qytet ndihej një erë e fortë tymi, ka thënë njëri prej tyre, ndërsa alarmi për sulm ajror ishte ende në fuqi.
“Armiku lëshoi më shumë se 40 raketa të llojeve të ndryshme, shumica e të cilave kundër kryeqytetit – dhe 120 dronë sulmues”, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky.
Andriy Sybiha, ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, ka thënë se Rusia kishte lëshuar dhjetëra raketa që ndiqnin trajektore balistike, duke e përshkruar këtë si “numrin më të madh të raketave balistike.
Mbrojtja ajrore kishte “rrëzuar ose neutralizuar 126 objektiva, përfshirë 18 raketa dhe 108 mjete ajrore pa pilot”, kanë njoftuar forcat ajrore.
Sipas shërbimeve shtetërore të emergjencës, janë raportuar sulme në pesë rajone të kryeqytetit. Ata njoftuan se një person kishte humbur jetën dhe 16 të tjerë ishin plagosur në qytet.