Rusia lëshon breshëri raketash në qytetet kryesore të Ukrainës

Rusia hodhi një numër të madh raketash në Ukrainë, të enjten, duke synuar kryeqytetin Kiev dhe qytetet Lviv dhe Odesa

Ilustrim

Rusia hodhi një numër të madh raketash në Ukrainë, të enjten, duke synuar kryeqytetin Kiev, Lviv dhe Odesa në perëndim dhe qytete të tjera, në një nga bombardimet e saj më të mëdha ajrore, të cilat i shtyen njerëzit të nxitonin në strehimore dhe ta ndërprenin energjinë.

“Barbarizëm i pakuptimtë. Këto janë të vetmet fjalë që më vijnë në mendje kur shohim Rusinë të lëshojë një tjetër breshëri raketash në qytetet paqësore të Ukrainës, përpara Vitit të Ri”, ka shkruar në Twitter, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Ndërkaq, ushtria e Ukrainës ka thënë se kishte rrëzuar 54 raketa nga 69 të lëshuara nga Rusia, në një sulm që filloi në orën 7 të mëngjesit me kohën lokale. Sirenat e sulmit ajror ranë në të gjithë Ukrainën, dhe në Kiev u dëgjuan për pesë orë, një nga alarmet më të gjata të luftës.

Zyrtarët kishin thënë më herët se më shumë se 120 raketa u hodhën në Ukrainë gjatë sulmit.

Në Kiev, pamjet e Reuters treguan një ekip punonjësish të urgjencës duke depërtuar nëpër rrënojat e djegura të shtëpive të banimit, të shkatërruara nga një shpërthim, dhe gjurmët e tymit të raketave që mbeten në qiell mbi kryeqytet.

Në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, zjarrfikësit punuan për të shuar një flakë të madhe në një stacion elektrik.

“U zgjova nga çdo gjë duke u dridhur, duke u shkërmoqur. U ngrita dhe bërtita ‘Vitia, Vitia (burri im), ku je?’ Vrapova këmbëzbathur në xhami, ai u shfaq dhe po i binte xhami”, tha 60-vjeçari, banor i zonës Halyna, shkruan reuters.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika