Rusia pretendon të jetë e fuqishme por së fundmi po shënon humbje kolosale në Ukrainë.

E ndonëse Kremlini po tenton që të paraqes se Rusia është e gatshme për të hyrë në negociata të ndershme e për t’i dhënë fund luftës me Ukrainën, një gjë e tillë refuzohet po nga Rusia. Derisa bëhet ky kamuflim që vështirë të mbulohet me realitetin, rezulton që forcat ruse po pësojnë jashtëzakonisht humbje të personelit.

Sipas “Institute for the Study War”, kjo humbje ka shkruar në mesatarisht 1,140 në ditë. Në një publik të po këtij instituti thuhet se “Aleatët dhe partnerët e Ukrainës vazhduan të ofrojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (formati i Ramstein-it) më 4 dhe 5 qershor”.

Më tej citohet se edhe minisitri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov, i cili më 5 qershor 2025 njoftoi për fillimin e një nisme të re për prodhimin e përbashkët të armëve ukrainase në shtet e Ramstein-it, me qëllim furnizimin e ushtrisë ukrainase me armë dhe rritjen e kapacitetit industrial të shteteve të Ramstein-it.

“Koreja e Veriut e ritheksoi mbështetjen e saj për përpjekjet luftarake të Rusisë në Ukrainë gjatë vizitës së Sekretarit të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Sergei Shoigu, në Korenë e Veriut më 4 qershor. Autoritetet ruse ndërmorën masa kundër një botimi që më parë kishte spekuluar për disa ndryshime në komandën ushtarake ruse”, përfundon shkrimi i instiutit në platformën “X“.