Rusia me valë të re sulmesh në qytetet e Ukrainës

Rusia kreu një seri të re sulmesh me dronë në qytetet ukrainase, duke përfshirë kryeqytetin Kiev

Rusia kreu një seri të re sulmesh me dronë në qytetet ukrainase, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, por shumica e tyre u zmbrapsën nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, tha të mërkurën ushtria e këtij vendi.

Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës tha se shkatërroi 21 nga 26 dronët Shahed-136/131 – të prodhuar nga Irani.

Dronët u nisën nga rajoni rus, Brijansk dhe nga bregu lindor i Detit Azov, tha Komanda Ajrore.

Një alarm katërorësh për sulme ajrore u shpall në Kiev dhe në disa rajone të tjera.

Administrata ushtarake e kryeqytetit tha se të gjitha dronët që kishin në shënjestër Kievin, u rrëzuan, por nuk e specifikoi numrin e tyre, shkruan REL.

Në Dnipro, një dron goditi ndërtesën e administratës së qytetit, tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Serhiy Lysak, përmes një deklarate në Telegram.

“Një zjarr ka shpërthyer, por ai tashmë është shuar. Nuk ka banorë të plagosur. Ekipet e shpëtimit janë ende në vend të ngjarjes”, tha ai.

Shpërthime u raportuan edhe në Çerkasi, Dnipropetrovsk dhe Zaporizhja.

Në rajonin e Donjeckut, forcat ruse, të kryesuara nga mercenarët e grupit Wagner, vazhduan sulmet në qytetin e Bahmutit, i cili mbetet pika më e nxehtë e luftimeve tash e sa muaj.

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika