Rusia mohon se “Moskva” është fundosur pas sulmit me raketa ukrainase

Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se ishte duke hetuar se çfarë kishte ndodhur me anijen e saj, “Moskva” pasi Ukraina tha se kishte goditur anijen me një raketë, duke detyruar ekuipazhin e saj të braktiste atë, transmeton “The Guardian“.

Ministria mohoi njoftimet se luftanija ishte fundosur në fund të Detit të Zi. Sipas kësaj ministrie, “Moskva” kishte “ruajtur gjallërinë” dhe ekuipazhi është transferua në një anije tjetër.

Dmitry Peskov, zëdhënësi kryesor i Vladimir Putinit, nuk ishte në gjendje të jepte shkakun e shpërthimit në anijen luftarake, duke thënë “Nuk mund t’ju them asgjë. Kjo është një temë për Ministrinë e Mbrojtjes”.

Të enjten, Komanda ushtarake jugore e Ukrainës, ka deklaruar se ka goditur luftë-anijen “Moskva” me anë të një rakete Neptun, ku më pas anija kishte filluar të fundosej. Zjarri kishte shpërthyer në anije pas goditjes së raketës, thuhet nga autoritetet ukrainase përmes rrjetit social Facebook.

Anija “Moskva”

Ai shtoi se katër anijet ruse që shkuan në shpëtimin e anijes “Moskva” u penguan nga moti i stuhishëm dhe nga municionet që shpërthyen në bord.

Sulmi ndodhi 50 ditë pasi Putin-i filloi pushtimin e tij në Ukrainë. Ky sulm përfaqëson një goditje simbolike për Kremlin-in. “Moskva” ishte krenaria e flotës detare ruse në Detin e Zi dhe anija më prestigjioze e përfshirë në luftën në Ukrainë.

Ukrainasit e ngazëllyer kanë festuar fundin e dukshëm të anijes të publikuar në mediat sociale.

“Moskva” fitoi famë në fillim të luftës, kur ekuipazhi kërkoi dorëzimin e forcave ukrainase në ishullin e gjarpërinjve, duke shkaktuar një kundërpërgjigje nga rojet kufitare në ishull “Në djall anija luftarake ruse”.

Fraza u bë menjëherë një simbol i kundërshtimit kombëtar dhe tani është një meme universale. Ajo është shfaqur në një pullë të re kombëtare postare, si dhe në pikat e kontrollit, vitrinat e dyqaneve, automjetet ushtarake ukrainase dhe makinat private.

Të mërkurën, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiyy, ndau një foto të tij duke buzëqeshur dhe duke mbajtur vulën e re anti-Moskva.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, “Moskva”, e cila ka një ekuipazh prej 510 vetësh, u evakua pasi municionet morën zjarr. Kjo agjensi nuk pranoi të thoshte se çfarë e kishte shkaktuar zjarrin.

E komisionuar në vitin 1983, anija ishte e armatosur me 16 raketa lundrimi kundër anijes “Vulkan” me një rreze veprimi prej të paktën 440 milje (700 km). Sipas raporteve, ajo mbante gjithashtu raketa anti-ajrore S-300, të cilat janë thelbësore për epërsinë ajrore të Rusisë mbi Krimenë dhe provincën Kherson të Ukrainës, tani e pushtuar nga trupat ruse.

Media shtetërore ruse tha se i gjithë ekuipazhi ishte i sigurt. Duke cituar ministrinë e mbrojtjes, ajo tha se po merreshin masa për të tërhequr kryqëzorin në port. Deri më tani nuk ka foto të dëmeve.

“Burimi i zjarrit në kryqëzorin ‘Moskva’ është lokalizuar. Nuk ka zjarr të hapur. Shpërthimet e municioneve janë ndalur”, tha agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.

Maksym Marchenko, guvernatori ukrainas i rajonit të Odesës, tha se ‘Moskva’ ishte goditur nga dy raketa lundrimi kundër anijeve të prodhimit ukrainas.

“Raketat Neptun që ruanin Detin e Zi shkaktuan dëme shumë serioze. Është konfirmuar se kryqëzori raketor Moskva sot shkoi pikërisht aty ku u dërgua nga rojet tona kufitare në ‘ishullin e gjarpërinjve’, tha ai.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika