Operatori finlandez i sistemit të gazit bëri të ditur se kompania ruse e gazit Gazprom , të shtunën ndaloi eksportet e gazit në shtetin e  Finlandës,  pas përshkallëzimit të fundit të një mosmarrëveshjeje për pagesat e energjisë me vendet perëndimore.

Gazprom Export ka kërkuar që vendet evropiane të paguajnë me rubla për furnizimet me gazin rus për shkak të sanksioneve të vendosura për pushtimin e Ukrainës nga Moska, por Finlanda po refuzon ta bëjë këtë.

“Importet e gazit përmes pikës hyrëse të Imatra janë ndalur”, tha në një deklaratë Gasgrid Finland.

Imatra është pika hyrëse e gazit rus në Finlandë.

Shitësi shtetëror finlandez i gazit Gasum të premten tha se Gazprom kishte paralajmëruar se, furnizimet do të ndalen të shtunë nga ora 4 e mëngjesit.

Gasum konfirmoi gjithashtu të shtunën se furnizimet janë ndalur.

“Furnizimet me gaz natyror në Finlandë sipas kontratës së furnizimit të Gasum, janë ndërprerë”, thuhet në një deklaratë.