Rusia në të vërtetë nuk do paqe, thotë shefja e politikës së jashtme të BE-së

Shefja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka deklaruar se Rusia në të vërtetë nuk e dëshiron paqen në Ukrainë.

Siç raporton BBC, Kallas duke folur para një takimi të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së, ka thënë se pas pranimit nga Ukraina të një propozimi amerikan të armëpushimit, tani topi është në anën e Rusisë.

“Topi është në fushën e Rusisë”, ka thënë Kallas në një video të postuar në llogarinë e saj në X, duke shtuar se është në “pikëpyetje të madhe” nëse ata e duan paqen.

Ajo ka potencuar se kushtet e kërkuara nga Rusia për çdo armëpushim në Ukrainë tregojnë se Moska në të vërtetë nuk dëshiron paqe.

“Ata në fakt nuk e duan paqen, sepse po paraqesin si kushte të gjitha qëllimet e tyre përfundimtare që duan të arrijnë nga lufta”, është ka deklaruar Kallas.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika