Rusia paralajmëron Britaninë: Do të ketë pasoja për furnizimin e Ukrainës me dronë

Rusia ka akuzuar Britaninë e Madhe se po zgjedh “qëllimisht përshkallëzimin e krizës në Ukrainë”, pasi u konfirmua se dronë të prodhuar në Britani janë përdorur në sulme ndaj objektivave në territorin rus.

“Duke vepruar kështu, Mbretëria e Bashkuar po sillet si bashkëpunëtore dhe bashkëautore e krimeve të përgjakshme dhe sulmeve terroriste”, thuhet në një deklaratë të Ambasadës së Rusisë në Britani.

Ambasada paralajmëroi se veprimet e Londrës “në mënyrë të pashmangshme do të kenë pasoja për të cilat ajo do të duhet të përgjigjet”. Sipas saj, sa më shumë të përfshihet Britania në konflikt, “aq më i lartë do të jetë çmimi që do të paguajë”.

Në përgjigje, një zëdhënës i Ministrisë britanike të Mbrojtjes tha se Britania qëndron “krah për krah” me Ukrainën.

“Rusia nuk duhet të ketë asnjë dyshim për vendosmërinë e kësaj qeverie për t’iu kundërvënë agresionit rus, në Ukrainë dhe kundër Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve tanë”, tha zëdhënësi.

Ai shtoi se Britania është “e përkushtuar për t’i siguruar Ukrainës pajisjet që i nevojiten për të mbrojtur veten” nga pushtimi rus.

Dronët në fjalë, të prodhuar nga dy kompani të ndryshme britanike, janë përdorur në sulme brenda territorit të Rusisë ndaj objektivave ushtarake dhe industriale, përfshirë rafineritë dhe magazinat e kompanisë së shitjeve online Wildberries.

Ukraina e ka goditur vazhdimisht këtë kompani, të konsideruar si versioni rus i Amazon, duke deklaruar se shtatë nga dhjetë qendrat më të mëdha logjistike të Wildberries janë “nxjerrë jashtë funksionit”.

Një burim ushtarak konfirmoi për BBC-në se në këto sulme janë përdorur dronë britanikë. Sulmet raportohet se kanë shkaktuar dëme ekonomike prej më shumë se 35 miliardë paundësh.

Ndërkohë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar se dronë me komponentë dhe konfigurime britanike janë përdorur për sulme ndaj territorit rus, përfshirë një depo karburanti në distriktin Kamensky të rajonit të Rostovit.

Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe aktualisht kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika