Rusia po përdor “argumentin” e fuqisë, për ta bllokuar anëtarësimin e Kosovës në OKB

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, ka thënë se Rusia po e bllokon anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe se ajo po e shkel unilaterisht të drejtën ndërkombëtare

Ish-ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka duke kujtuar përvjetorin e 12 kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk përbën shkelje ndërkombëtare.

Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook se Rusia është duke e shpikur ”të ‘drejtën’ e vet ‘ndërkombëtare’ ”.

“Nesër bëhen 12 vite nga mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pro legalitetit juridiko-ndërkombëtar të pavarësisë së Kosovës. Me 22 korrik 2010, organi kryesor gjyqësor i OKB-së, e konfirmoi atë që dihej botërisht: se shpallja e pavarësisë, nuk e shkeli të drejtën ndërkombëtare”, Kishte thënë Reka.

Sipas tij, Rusia po shkel unilaterisht të drejtën ndërkombëtare, në një organizatë multilaterale.

Kremlini vazhdon të shpikë të “drejtën” e vet “ndërkombëtare’’ si maskë për fuqinë kundër normës së vërtetë juridiko-ndërkombëtare përkundër interpretimit të tillë të pastër juridiko-ndërkombëtar të gjyqësorit të OKB-së.

“Asnjë shtet anëtar i OKB-së, pra as Rusia nuk mund të jetë mbi ligjin ndërkombëtar. Pavarësia e Kosovës është çështje e mbyllur, e legaliteti i saj juridiko—ndërkombëtar i konfirmuar nga GJND-ja”, kishte thënë Blerim Reka.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika