Rusia ‘pretendon’ se ka pushtuar një qytet në rajonin e Donjeckut

Forcat ruse pretenduan se kanë marrë kontrollin e një qyteti lindor ukrainas, ku mbrojtja ukrainse është thyer dy javë më parë

Ushtarët ukrainas duke goditur caqet ruse afër qytetit të Avdijivkës në rajonin lindor të Donjeckut. 31 maj 2023. Foto: Reuters

Forcat ruse pretenduan se kanë marrë kontrollin e një qyteti lindor ukrainas, ku mbrojtja ukrainse është thyer dy javë më parë.

Ukraina ende nuk ka komentuar për pretendimin e Rusisë të bërë më 5 maj se ka marrë kontrollin e Oçeretjnes.

Nëse konfirmohet, atëherë ky do të ishte në vazhdën e kthimeve prapa që Ukraina ka bërë në fushëbetejë së fundi, teksa forcat ukrainase, të cilat po luftojnë kundër pushtimit që Rusia nisi më 2022, janë duke u përballur me mungesë të ushtarëve dhe municioneve.

Në buletinin ditor informues, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat nga grupi i komandës qendrore morën nën kontroll qytetin. Megjithatë, kjo ministri nuk dha më shumë detaje.

Në Oçeretjne, trupat ruse arritën të depërtonin përmes vijave të mbrojtjes së Ukrainës, pasi sipas vëzhguesve, Kievi bëri një rotacion të dështuar të ushtarëve, ku përfshiheshin edhe njësi që për një kohë të gjatë kanë qenë aktivë në fushëbetejë.

Që nga 22 prilli, sipas të dhënave, forcat ruse kanë përparuar drejt perëndimit dhe veriut të këtij qyteti.

Muajin e kaluar, Kongresi amerikan miratoi ndihmën ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 60 miliardë dollarësh. Por, do të duhet kohë që armët, municionet, makinat ushtarake dhe pajisjet e tjera të arrijnë në fushëbetejë.

Në Uashington, këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se Rusia pritet që të bëjë përparime të reja “në periudhën e ardhshme”.

Por, më 4 maj, ai tha për Financial Times se Kievi po ashtu do të ketë kapacitete që të “mbajë vijën e frontit dhe të sigurohet që t’iu bëjë ballë sulmeve ruse” gjatë vitit 2024.

Ukraina, sipas tij, “synon të lëvizë drejt rimarrjes së territorit që kanë pushtuar rusët”./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika