Rusia pretendon se rrëzoi 47 dronë ukrainas

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë raportoi se mbrojtja ajrore ka rrëzuar 47 dronë ukrainas, duke dëmtuar rafinerinë e naftës Tuapse në rajonin Krasnodar, ndërsa Ukraina nuk ka komentuar këto pretendime. Sulmet me dronë në sektorin e naftës ruse kanë çuar në ndërprerjen e prodhimit në disa rafineri gjatë këtij viti

Ushtarët ukrainas lëshojnë një dron në pozicionet ruse pranë Bakhmut, rajoni Donetsk [LIBKOS/AP, Foto]

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi të hënën 47 dronë ukrainas, që fluturuan mbi pesë rajone të saj, përfshirë brigjet e Detit të Zi dhe Detit Azov.

Agjencia e lajmeve RIA Novosti dhe zyrtarë rajonalë raportuan se rafineria e naftës Tuapse në rajonin Krasnodar është dëmtuar.

Administrata rajonale në Krasnodar tha se rafineria Tuapse, në pronësi të gjigantit rus të naftës Rosneft, mori flakë nga copat e dronëve.

Ministria e Mbrojtjes tha se shumica e dronëve u rrëzuan mbi rajonet Rostov, Belgorod, Voronezh, Smolensk dhe Krasnodar, ndërsa 17 u shkatërruan mbi det.

Ukraina nuk i komentoi këto pretendime.

Ky vend është nën pushtimin rus që nga shkurti i vitit 2022.

Që nga fillimi i këtij viti, kompani të shumta në sektorin e naftës në Rusi janë sulmuar me dronë, për ç’gjë njësitë e përpunimit primar të naftës kanë ndaluar së punuari në disa rafineri.

Siç raporton Reuters, në tremujorin e parë të këtij viti, së paku shtatë fabrika ruse kanë ndaluar prodhimin. / Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika