Rusia qorton ambasadoren izraelite për kritikat ndaj Lavrovit

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ka informuar ambasadoren izraelite, Simona Halperin, për reagimin e saj “negativ” sa i përket kritikave ndaj ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ka informuar ambasadoren izraelite, Simona Halperin, për reagimin e saj “negativ” sa i përket kritikave ndaj ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe politikës ruse në Lindjen e Mesme, që i ka bërë ambasadorja.

E dërguara e Izraelit u thirr në Ministrinë e Jashtme ruse të martën, një ditë pasi autoritetet ruse shprehën zemërimin për ato që i cilësuan “deklarata të papranueshme” të bëra nga ambasadorja Halperin në një intervistë me gazetën ruse, Kommersant, që u publikua në fundjavë.

Halperin tha për gazetën ruse se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kishte minimizuar rëndësinë e Holokaustit dhe se Rusia ishte shumë miqësore me grupin radikal palestinez, Hamas – grup i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Lidhjet dikur të ngushta mes Izraelit dhe Rusisë janë përkeqësuar që kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë më 7 tetor 2023.

Izraeli nisi ofensivën ushtarake pasi luftëtarët e Hamasit vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe morën afër 250 peng gjatë sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, si pasojë e luftës deri më tani janë vrarë mbi 27.000 persona. Kjo ministri nuk bën dallimin mes luftëtarëve dhe civilëve të vrarë, por ka thënë se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

Rusia, që ka krijuar raporte të afërta me rivalin kryesor të Izraelit, Iranin, që kur ka shpërthyer lufta në Ukrainë, ka ripërsëritur qëndrimin për një shtet palestinez dhe ka kritikuar veprimet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës./REL

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika