Rusia shkatërron qindra tonë rezerva ushqimore pas sulmit në Odesa

Rusia ka sulmuar qytetin ukrainas, Odesën, ku si pasojë ka shkatërruar qindra tonë rezerva ushqimore. Gjatë sulmit, Rusia, ka përdorur raketa të lëshuara nga Deti i Zi duke lënë të plagosur dy persona

Zjarrfikësit duke fikur zjarrin në një ndërtese banimi trekatëshe të goditur nga një raketë ruse në Mikolajiv, në jug të Ukrainës, më 20 korrik./ Foto: SES of Ukraine.

Rusia goditi qytetin e Odesës të Ukrainës për natën e katërt me radhë, duke shkatërruar një terminal të drithërave dhe duke plagosur dy persona, tha në Telegram guvernatori rajonal Oleh Kiper.

Në sulm, Rusia përdori raketa të tipit Kalibr të lëshuara nga Deti i Zi, tha Kiper.

Sulmet ajrore ruse në zonat e porteve ukrainase vazhduan pas paralajmërimit të Moskës se anijet e destinuara për në portet e Detit të Zi të Ukrainës mund të konsiderohen si objektiva ushtarake.

“Fatkeqësisht, u godit një terminal drithërash i një prej ndërmarrjeve bujqësore të rajonit të Odesës. Armiku shkatërroi 100 tonë bizele dhe 20 tonë elb. Dy persona u plagosën nga shpërthimi”, tha Kiper.

Sulmi u konfirmua nga zëdhënësja e ushtrisë ukrainase, Natalya Humenyuk.

Një ditë më parë, të paktën dy persona në Odesa u vranë nga sulmet dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Sulmet erdhën disa ditë pasi presidenti Vladimir Putin tërhoqi Rusinë nga marrëveshja e arritur në kohë lufte, e cila lejoi Ukrainën të dërgonte grurë në vendet që përballen me kërcënimin e urisë.

Përballë largimit të Rusisë nga marrëveshja njëvjeçare, e cila përbën një rrezik të mundshëm për furnizimet globale të ushqimit, Ukraina njoftoi se do të krijojë një rrugë të përkohshme transporti përmes Rumanisë, një vend fqinj i Detit të Zi.

“Qëllimi i tij [planit] është të lehtësojë zhbllokimin e transportit ndërkombëtar në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi”, tha Vasyl Shkurakov, ministri në detyrë i Ukrainës për komunitetet, territoret dhe zhvillimin e infrastrukturës, në një letër drejtuar Organizatës Ndërkombëtare të Transportit të OKB-së.

Ukraina dhe Rusia janë ndër eksportuesit kryesorë të drithërave në mbarë botën.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se edhe anijet e shteteve tjera që udhëtojnë për në portet e Ukrainës do të konsiderohen si aleatë të Ukrainës në konflikt dhe ato mund të sulmohen./ REL

Një zjarrfikës duke tentuar të shuajë zjarrin në një ndërtesë administrative të dëmtuar rëndë nga një sulm raketor rus, Ukrainë, 20 korrik 2023.
Ekipet e shpëtimit gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit nëpër rrënojat e djegura të ndërtesës së banimit në Mikolajiv./ Foto: Viktoria Lakezina (REUTERS)
Njerëzit shikojnë teksa ekipet ukrainase të shpëtimit vazhdojnë punën në rrënojat e një ndërtese administrative të shkatërruar në qendër të Odesës./ Foto: Gimanov (AFP).

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika