Rusia “shkel” armëpushimin e premtuar në uzinën e Mariupolit

Komandanti ukrainas, Sviatoslav Palamar, i cili është brenda rrënojave të fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, ka publikuar të enjten një video-mesazh, ku thotë se luftimet e ashpra me forcat ruse janë duke vazhduar

Fabrika e çelikut Azvostal në Mariupol

Rusia “shkel” një armëpushim të premtuar në fabrikën e çelikut në Mariupol, ku forcat ukrainase po bëjnë qëndrimin e fundit në qytet, ka thënë komandanti ukrainas të enjten, duke u lutur për ndihmë për ushtarët “në vdekje” dhe evakuimin e civilëve.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Ukraina duhet të urdhërojë luftëtarët e saj që kanë mbetur në fabrikën e çelikut të Mariupolit, Azovstal, sipas tij ata duhet të hedhin armët dhe të dorëzohen.

Putin ka thënë se forcat ruse janë të gatshme të ofrojnë kalim të sigurt për civilët që mbeten të bllokuar në uzinë, sipas zyrtarëve të Moskës, raporton BBC, trasnmeton Portal D.

Ushtria ruse kishte shpallur të mërkurën një armëpushim tre-ditor në uzinën Azovstal, duke thënë se kjo do të lejonte largimin e civilëve, me Kremlinin që pretendoi më herët të enjten se korridoret humanitare po “funksiononin”.

Svyatoslav Palamar, ka thënë se ushtarët rusë kanë hyrë në fabrikë tre ditë më parë duke shkaktuar përleshje intensive dhe se luftimet e rënda të përgjakshme janë duke vazhduar.

“Rusët shkelën premtimin për një armëpushim dhe nuk lejuan evakuimin e civilëve që vazhdojnë të fshihen nga bombardimet në bodrumin e uzinës,” tha Svyatoslav Palamar komandant i regjimentit Azov.

Tymi u ngrit nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, Ukrainë

Ushtarët e plagosur ukrainas të ngujuar në fabrikë janë duke vdekur nga trajtimi joadekuat, ka thënë ai, duke i kërkuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të “kujdeset” për ta dhe të gjejë një mënyrë për të hequr trupat e ushtarëve që kishin vdekur.

“Ofroni mundësinë për të marrë kufomat e ushtarëve në mënyrë që ukrainasit t’u thonë lamtumirë heronjve të tyre. Përgjigjuni në mënyrë të përshtatshme ndaj një situate kritike në të cilën armiku nuk respekton asnjë normë etike”, ka thënë më tej ai.

Ai gjithashtu i bëri thirrje “komunitetit botëror” që të ndihmojë në evakuimin e civilëve nga uzina.

Rreth 100 civilë janë larguar nga kjo fabrikë të dielën, ndërsa mendohet se edhe rreth 300 civilë vazhdojnë të jenë brenda objektit, duke përfshirë 30 fëmijë.

Të mërkurën në mbrëmje, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, u ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ndihmë për të “shpëtuar” ushtarët e plagosur ukrainas në uzinën Azovstal.

Volodymyr Zelenkskyy

“Jetët e njerëzve që mbeten atje janë në rrezik”, i ka thënë Zelenskyy, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres përmes telefonit.

Ndërkohë, luftimet me trupat ruse u ndezën në fabrikën Azovstal, ku ushtarët ukrainas ishin strehuar për javë të tëra.

Moska, e cila ka mohuar çdo sulm ndaj uzinës, ka thënë se ushtarët e saj do të pezullojnë zjarrin në uzinë për tre ditë duke filluar të enjten, në mënyrë që të sigurojë një korridor humanitar për njerëzit.

Arrijnë në Zaporizhzhia të evakuuarit e parë nga fabrika e çelikut Azovstal

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika