Rusia shton në listën e vendeve jomiqësore Greqinë, Kroacinë dhe tri vende të tjera

Sipas autoriteteve ruse, vendet që kryejnë veprime jomiqësore për vendin, futen në “listën e shteteve të huaja jomiqësore”, kështu Rusia ka shtuar Greqinë, Danimarkën, Slloveninë, Kroacinë dhe Sllovakinë në këtë listë

Ambasada sllovake në Moskë

Kryemininistri Mikhail Mishustin ka nënshkruar një dekret, në të cilin qeveria ruse e ka zgjeruar listën e “shteteve të huaja jomiqësore”, duke shtuar Greqinë, Danimarkën, Slloveninë, Kroacinë dhe Sllovakinë.

Kjo listë e shteteve jomiqësore përfshinte më parë Republikën Çeke dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet ruse i konsiderojnë si vende jomiqësore ato shtete që kryejnë veprime jomiqësore kundër Rusisë.

Përmes këtij dekreti të nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin në muajin prill të vitit të kaluar, këtyre vendeve iu kufizohet aftësia për të punësuar punëtorë që banojnë në territorin e Rusisë, për ambasadat, konsullatat dhe zyrat përfaqësuese të organeve shtetërore.

Sipas dekretit, Greqia ka të kufizuar që të punësojë 34 persona, Danimarka 20 dhe Sllovakia 16, ndërsa Sllovenia dhe Kroacia nuk do të mund të punësojnë asnjë person për misionet diplomatike dhe kosullore, njëjtë siç ishte rasti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë muajit mars, vetëm disa ditë pasi Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë, shteti rus u dënua nga Perëndimi dhe shumë vende të tjera, pas asaj, presidenti Vladimir Putin urdhëroi qeverinë të krijonte një regjistër të “kombeve jomiqësore” raporton CNN.

Ndërkaq, kjo listë përfshin Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Britaninë, Ukrainën, Australinë, Singaporin, Japoninë, Zelandën e Re, Tajvanin, Mikronezinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Zvicrën, Andorrën, Korenë e Jugut, Lihtenshtajnin, Monakon, Norvegjinë, San Marinon, Republikën Çeke dhe Maqedonia e Veriut, transmeton Portali Dukagjini.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika